Zbulohet vlera e skuadrave të Superligës, e para prin me 2.63 milionë euro

Sport January 14, 2019 - 21:43
Lexo Detajet

Prishtina është skuadra me vlerën më të madhe të futbollistëve aktualë në Ipko Superligën e Kosovës.

Faqja e specializuar, ‘transfermarkt’ e ka vendosur Prishtinën në pozitën e parë bazuar në vlerën e futbollistëve e cila kap shifrën prej 2.63 milionë euro.

Pas Prishtinës është Trepça ’89 me 1.95 milionë euro, kurse Llapi është i treti me 1.93 milionë.

Top-katërshen e mbyll Gjilani me 1.80 milionë euro, kurse rivali i qytetit, Drita është një pozitë më poshtë.

Skuadra me vlerën më të ulët të futbollistëve është Liria me 650 mijë euro.

Ndërkohë, përveç vlerës më të madhe, Prishtina është ekipi edhe me moshën mesatare më të re, vetëm 23.9 vjeç.

Ndërsa, Drita dhe Ferizaj janë ekipet me moshën më të lartë, 27.4 vjeç.