'Thumbi' i papritur i Mesut Ozil në drejtim të Unai Emeryt

Sport January 14, 2019 - 15:59
Detajet

Mesut Ozil është duke i përjetuar momentet më të këqija që prej ardhjes së tij tek Arsenali.

Mesfushori turko-gjerman nuk është ftuar në shumë ndeshje këtë sezon në kampionatin anglez, Premier League.

Madje, ai nuk u ftua as në ndeshjen e së shtunës kundër West Hamit, ku Arsenali pësoi humbje minimale me rezultat, 1-0, raporton Zëri.

Image

Shkak i gjithë kësaj, sipas medieve angleze, besohet të jetë raporti i tij i dobët me trajnerin, Unai Emery.

Gjatë javëve të fundit, ai ishte i lidhur edhe me një largim nga Arsenali, teksa raportohet se Emery ka kërkuar shitjen e tij gjatë këtij muaji.

Megjithatë, ai ka vendosur t'i lë anash spekulimet, dhe të vazhdojë me punë, së paku në palestër.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Ozil e ka 'thumbuar' indirekt trajnerin e tij.

Image

''Nuk ka rëndësi se çfarë, vazhdo të punosh'', shkroi ish-reprezentuesi i Gjermanisë./Zëri/