Ish-mbrojtësi i Prishtinës arrinë marrëveshje me klubin shqiptar

Sport January 14, 2019 - 14:09
Detajet

Pas Realdo Filit nga Skënderbeu, Luftëtari pritet të zyrtarizojë në orët në vijim një tjetër afrim në merkato, që fuqizon krahët e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për një emër të njohur për kampionatin shqiptar, pasi jo më larg se sezoni i kaluar ka qenë pjesë e Kamzës.

“Panorama Sport” zbulon se mbrojtësi kosovar, Mërgim Neziri, ka arritur marrëveshjen me gjirokastritët dhe nesër pritet t’i bashkohet ekipit.

Image

Neziri është 25 vjeç ka një të kaluar në Gjermani, aty ku dhe ka lindur. Në pjesën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e klubit rumun, Petrolul Ploeshti, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar për ekipe si Botoshani ën Rumani, VFR Alen dhe Nuremberg II në Gjermani.

Ardhja e Nezirit shton konkurrencën në repartin difensivës, pasi Neziri mund të luajë në të dyja krahët.

Ai një kohë ishte edhe pjesë e Prishtinës.