Kjo deklaratë e Emeryt do t’i zhgënjejë tifozët e Arsenalit

Sport January 14, 2019 - 12:07
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se do të jetë e vështirë për ekipin e tij që të hyjë në mesin e katër ekipeve më të mira në ligën angleze dhe ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Pas humbjes 1:0 të shtunën ndaj West Hamit, Emery thotë se janë zbehur gjasat që ekipi i tij të sigurojë një vend për kualifikimin në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

“Tani është më e vështirë, është e qartë. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne që të rikthejmë vetëbesimin dhe të jemi më garues. Ne duhet të kemi vazhdimësi për 38 ndeshje. Momentalisht nuk është e mjaftueshme”, deklaroi Emery./Zëri