Një 'biznesmen i lodhët' si Ronaldo, humbë mbi gjysmë milionë euro nga 'pazari' i fundit

Sport January 14, 2019 - 11:02
Detajet

Cristiano Ronaldo ka humbur 645 mijë funte pasi shiti rezidencën e tij në Cheshire për 3.25 milionë funte.

Superylli portugez e pleu shtëpinë luksoze në 11 vite më parë për shumën e 3.895 milionë funtesh derisa ishte lojtar i Manchester Unitedit.

Image

Megjithatë, duke u bazuar në pagën e tij javore prej 510 mijë funtesh te Juventusi, Ronaldos do t'i duhen më pak se 10 ditë për t'i 'kthyer' paratë e tij, raporton Zëri.

Image

Shtëpia e lartëcekur u shit mjaft shumë, me yllin e Juventusit që e vendosi atë në treg para Krishtlindjeve.

E lokalizuar në Alderley Edge - shtëpia është me të gjitha gjërat që i duhen një futbollisti.

Shtëpia posedon pishinë të brendshme, së bashku me xhakuzi dhe një palestër private.

Image

Gjithashtu, ka pesë dhoma gjumi, kinema dhe një dhomë për media./Zëri/ 

Image

Image

Image