Kampioni i botës në boks: E dëgjoj muzikën e këtij reperi kosovar

Sport January 14, 2019 - 00:40
Detajet

Jurgen Uldedaj ka folur pas titullit të fituar në kategorinë WBO junior në muajin dhjetor.Boksieri 21-vjeçar shqiptar i lindur në Lezhë, në dhjetor të vitit të kaluar e fitoi titullin e botës në kategorinë WBO junior, transmeton Insporti.

Ai në eventin kryesor në Tiranë, e rrahu argjentinasin Nicolas Leandro Arganaraz, duke e fituar kështu titullin e botës.

Rreth këtij suksesi ai ka folur në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova.

Uldedaj ndër të tjera tregoi edhe se çfarë muzike dëgjon, duke thënë se artisti i tij i preferuar është reperi kosovar MC Kresha.

“Dëgjoj shumë muzikë shqipe, muzikë rap më shumë, por MC Kreshën e kam të preferuar, ka tekste të mira”, tha Uldedaj.

Image

Image