Napoli me Hysajn titullar kualifikohet tutje, super ballafaqim në fazën tjetër

Sport January 13, 2019 - 23:43
Lexo Detajet

Do të jetë Milan-Napoli një nga sfidat e mëdha çerekfinale të Kupës së Italisë. Sikurse kuqezinjtë një ditë më parë, edhe skuadra e Ancelottit i përmbushi pritshmëritë, duke eliminuar Sassuolon me rezultatin 2-0.

Napolitanët realizuan nga një gol në çdo pjesë me autorë Milik (15’) dhe Fabian Ruiz (75’).

Duhet theksuar së në minutën e 35-të Sassuolos iu anulua një gol (u shënua nga Locatelli) me VAR.

Carlo Ancelotti preferoi të aktivizonte titullar dhe ta mbante gjatë gjithë lojës në fushë Elseid Hysajn, për të cilin janë shtuar zërat për një largim të mundshëm në merkaton e janarit te Chelsea.

Një shenjë kjo tregon se futbollisti i Kombëtares Shqiptare mund të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit, gjithsesi, nëse vjen oferta e duhur, vështirë se presidenti De Laurentiis do të refuzonte.