Reali ‘shënjestron’ yllin brazilian

Sport January 13, 2019 - 21:12
Lexo Detajet

Reali i Madridit ka si objektiv kryesor përforcimin e repartit të mbrojtjes Marquinhos të PSG-së, shkruan supersport.al, transmeton zeri.info.

Drejtuesit “merengues” kanë identifikuar te braziliani profilin e duhur për t’i dhënë më shumë siguri prapavijës.

24-vjeçari ka kontratë me parizienët deri në vitit 2022, por ka pranuar të nisë kontaktet me kampionët e Evropës për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, pasi gjigantët francezë vështirë se do të pranonin largimin e një elementi kyç të mbrojtjes.

“Los Blancos” pa kalojnë një periudhë mjaft të vështirë që është reflektuar me rezultate negative në kampionat, ndërsa në Champions League rrugëtimi i deritanishëm ka qenë pa pengesa serioze.