Stones e 'godet' rëndë bashkëshorten dhe familjen e saj

Sport January 13, 2019 - 17:07
Detajet

Mori fund pas 9 vitesh historia e dashurisë mes mbrojtësit të Manchester City-t, John Stones, dhe bashkëshortes së tij, Millie Savage. “Divorci” mësohet se është zyrtarizuar në muajin dhjetor. Futbollisti i përfaqësueses angleze mësohet se është transferuar në një apartament pranë fushave të stërvitjes së City-t, duke lënë në banesën e vjetër Millie-n dhe djalin e tyre 18-muajsh.

Por historia nuk mbyllet me kaq. Sikurse njofton “Daily Mail”, Stones ka pushuar nga puna edhe prindërit dhe vëllain e tashmë ish-partneres së tij, të cilët prej kohësh punonin për të dhe i paguante 2000 paundë në muaj.

Stones është treguar vërtet i pashpirt: Millie-n e la vetëm, ndërsa të afërmit e saj të papunë. Më keq nuk ka ku të shkojë!

Image

Image

Image

Image