Tifozët e Arsenalit nuk 'falin', e pabesueshme se çfarë i bëjnë Xhakës në restaurant

Sport January 13, 2019 - 16:52
Detajet

Granit Xhaka ka marrë kritika të shumta pas gabimit 'fatal' në derbin e djeshëm me West Hamin.

Në 'London Stadium', skuadra e Unai Emery pësoi humbje me rezultat minimal, 1-0, falë golit të Declan Rice.

Rice arriti të shënojë pasi Xhaka nuk ia doli ta largonte topin siç duhet nga zona e rrezikshme, raporton Zëri.

Image

Por, duket se Xhaka e ka harruar këtë gabim, dhe në mesditën e sotme, ka postuar një foto në Instagram së bashku me një mik të tij në një restaurant.

Megjithatë, komente në këtë postim ishin mjaft negative në drejtim të mesfushorit prishtinas.

''Lojtar dembel.. ha dhe ha, harroji të gjitha taktikat'', shkroi një tifoz.

Image

Komenti i një tifozi tjetër ishte: ''Ndalo së ngrëni dhe fillo të mësosh si ta largosh topin''.

''I ngadalshëm dhe i dobët'', ishte komenti tjetër./Zëri/