Atletico mposhti Levanten, por si u vlerësua Enis Bardhi?

Sport January 13, 2019 - 14:34
Detajet

Atletico Madridi e ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin spanjoll, La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka arritur ta mposhtë Levanten në 'Wanda Metropolitano' me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 57-të të ndeshjes, raporton Zëri.

Në këtë ndeshje, startoi nga minuta e parë edhe Enis Bardhi për Levanten.

Image

Për paraqitjen e tij, WhoScored i dha një notë prej 6.5.

Ndryshe, Atletico mbetet në vendin e dytë me 38 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve, ndërsa Levante në vendin e 11-të me 23 pikë./Zëri/