Ja sa duhet të paguajë Chelsea për ta transferuar yllin e Bournemouthit

Sport January 13, 2019 - 13:13
Detajet

Bournemouthi e ka paralajmëruar Chelsean se duhet të paguajë plot 75 milionë funte nëse dëshiron që të nënshkruajë me sulmuesin Callum Wilson, raporton e përditshmja angleze “Daily Star”.

Gjiganti londinez është lidhur me transferimin e 26-vjeçarit, i cili ka shënuar nëntë gola në 20 paraqitje në Premierligë këtë edicion, transmeton zeri.info

Chelsea ishte shprehur e gatshme që të paguante 50 milionë funte, por tashmë iu është thënë se duhet të paguajnë një shifër edhe më të lartë për të transferuar sulmuesin në janar.

Wilson është pjesë e Bournemouthit që prej vitit 2014, kur ishte transferuar nga Coventry City./Zëri