Real Madridi kërkon yllin e PSG-së

Sport January 13, 2019 - 12:57
Detajet

Real Madridi është vënë në kërkim të mbrojtësit të Paris Saint-Germainit, Marquinhos, transmeton zeri.info

Mediat spanjolle raportojnë se gjiganti madrilen tashmë ka kontaktuar reprezentuesin brazilian.

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve është duke kërkuar përforcime në qendër të mbrojtjes dhe Marquinhos është në listën e tyre.

E përditshmja spanjolle “El Pais” raporton se Real Madridi është emri i parë në listën e objektivave të tyre dhe kanë filluar kontaktet e mundshme për nënshkrimin e 24-vjeçarit.

Marquinhos është pjesë e klubit francez që prej vitit 2013, kur u transferua nga Roma, derisa numëron17 gola në 224 paraqitje me parisienët./Zëri