Katastrofë për Granit Xhaka, askush më i dobët se ai në këtë aspekt

Sport January 13, 2019 - 12:45
Detajet

Granit Xhaka nuk po kalon momente aspak të mira tek Arsenali

Mesfushori prishtinas dje startoi nga minuta e parë në derbin londinez kundër West Hamit.

Ndeshjen në ''London Stadium'', Arsenali e humbi me rezultat minimal, 1-0, raporton Zëri.

Goli i shënuar nga Declan Rice erdhi si pasojë e reagimit të dobët të reprezentuesit zviceran.

Me këtë gabim, ai numëron gjithsej pesë gabime që prej fillimit të sezonit të kaluar.

Këtë shifër nuk e ka arritur asnjë lojtar në kampionatin anglez që një sezon e gjysmë./Zëri/ 

Image