Ronaldo mbetet 'në hije', Juventusi e synon yllin tjetër të futbollit botëror

Sport January 12, 2019 - 19:25
Lajmet e fundit nga sporti

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka hedhur sytë ka Luka Modrici i Real Madridit, mesfushori për të cilin Interi bëri përpjekje të mëdha ta transferojë në verë,

Ndërkohë që raportohej se Interi do të rikthehet për fituesin e Topit të Artë më 2018, mediat italiane raportojnë sot se Juventusi është futur në garë dhe do të kërkojë t’i sigurojë shërbimet e tij në verë, transmeton Gazeta Express.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit kroat me Real Madridin skadon në qershor të vitit 2020 dhe ai duket se nuk e ka ndërmend ta zgjasë atë.

Image

Madridi ishte zemëruar se Interi i ishte afruar Modricit haptazi gjatë verës, prandaj ideja se Juventusi është në garë për të po ashtu, pa dyshim se do të shkaktojë zemërim më të madh në kryeqytetin spanjoll.

Kampioni evropian tentoi ta raportojnë Interin në FIFA për afrim ilegal ndaj lojtarit, por zikaltrit dolën të pafajshëm në fund.

Juventusi tashmë e ka irrituar Real Madridin duke ia marrë Cristiano Ronaldon për 100 milionë euro në verë.