'Gafa' e Granit Xhakës i kushton me humbje Arsenalit

Sport January 12, 2019 - 15:23
Detajet

Arsenali e ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të kampionatit anglez, Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është mposhtur në derbin londinez nga West Hami.

Image

Në ndeshjen e zhvilluar në ''London Stadium'', West Hami ia doli të fitojë me rezultat minimal, 1-0, raporton Zëri.

Golin e vetëm dhe të fitores për djelmoshat e Manuele Pellegrinit e shënoi Declan Rise pas asistimit nga Samir Nasri.

Por, gabim trashanik në këtë rast bëri Granit Xhaka, i cili nuk ia doli ta largojë topin nga zona e rrezikshme.

Ndryshe, me këtë humbje, Arsenali mbetet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa West Hami ngritet në vendin e tetë me 31 pikë./Zëri/