Zyrtare: Futbollisti i Flamurtarit bëhet me ekip të ri

Zyrtare: Futbollisti i Flamurtarit bëhet me ekip të ri

Sport janar 11, 2019 - 21:30
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Granit Ahmeti është bërë me ekip të ri, shkruan Zëri.info.

Lojtari i cili ka përvojë në Superligë i është bashkuar Ulpianës së Lipjanit.

Ai është prezantuar sot në ekip nga kryetari i klubit, Abedin Salihu i njohur si Dino.

Ndryshe, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Megzon Visoka, i cili së fundmi ka qenë ‘timonier’ te skuadra e Llapit, ekipi i juniorëve.

Së bashku me Visokën, në këtë skuadër është transferuar edhe mbrojtësi Akil Makolli i cili më parë ka luajtur me Prishtinë dhe Flamurtarin, mbrojtësi Egzon Abazi nga Llapi dhe qendërmbrojtësi Armend Misini nga Ferizaj. /Zëri.info/

Image