Zyrtare: Sulmuesi i Liverpoolit largohet nga 'Anfield', bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Zyrtare: Sulmuesi i Liverpoolit largohet nga 'Anfield', bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Sport janar 11, 2019 - 20:57
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Liverpoolit, Taiwo Awoniyi i është bashkuar në huazim skuadrës belge, Excel Mouscron deri në fund të sezonit.

Deri më tani, sulmuesi i talentuar ishte pjesë e Gent në huazim, megjithatë marrëveshja është ndërprerë tashmë.

21-vjeçari ka bërë 22 paraqitje për skuadrën belge, ku ka shënuar tre gola, raporton Zëri.

Ai ishte pjësë e Mouscron edhe sezonin e kaluar, ku kishte shënuar 11 gola.

Vlen të përmendet se Taiwo tani e tutje do të jetë bashkëlojtar i yllit të Kosovës, Mërgim Vojvoda./Zëri/

Image