Me entuziazëm nëpër borë, Gjilani vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror

Sport January 11, 2019 - 17:19
Detajet

Edhe pse në kushte jo shumë të favorëshme për punë, skuadra e Gjilanit edhe ditën e sotme vijoi përgatitjet për stinorin pranveror.

Skuadra e drejtuar nga Sadat Pajaziti së bashku me trajnerët ndihmës dhe atë kondicional, sot stërvitjet i vazhduan në ambient të hapur, përkatësisht te fusha ndihmëse ku dhe punuan për rreth një orë e gjysmë.

Stërvitja e sotme ishte kryesisht e drejtuar nga ana fizike, ku pati vrapime dhe ushtrime, të cilat trajnerët i caktuan për futbollistët e Gjilanit, raporton Zëri.

Image

Atmosfera brenda grupit të Gjilanit është mjaft pozitive dhe lojtarët së bashku me shtabin teknik të skuadrës, po përgatiten maksimalisht për fazën e ardhëshme kampionale në Superligën e Kosovës.

Gjithashtu gjendja e lojtarëve është stabile, ku në grumbullimin e sotëm u paraqitën të gjithë futbollistët e skuadrës, në përjashtim të Hadzibulic, i cili është liruar nga klubi dhe do t'i rikthehet stërvitjeve javën e ardhëshme.

Gjilani, përgatitjet do t'i vijojë edhe ditën e nesërme në kohën dhe vendin e njejtë./Zëri/