Një orë lojë për Rashicën në ndeshjen e Werderit, por cili ishte kontributi i tij?

Një orë lojë për Rashicën në ndeshjen e Werderit, por cili ishte kontributi i tij?

Sport janar 11, 2019 - 16:45
Detajet

Në kuadër të përgatitjeve para stinorit pranveror në Bundesliga, Werder Bremeni ndodhet në Afrikën e Jugut.

Për ta shfrytëzuar motin e mirë, skuadra gjermane është duke u përgatitur në maksimum para nisjes së pjesës së dytë të sezonit në Bundesliga.

Skuadra, ku luan edhe reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka zhvilluar në mesditën e sotme një miqësore kontrolluese, raporton Zëri.

Image

Rashica ka marrë besimin e trajnerit që të luajë në këtë ndeshje nga minuta e parë, ku dha kontributin e tij në fushën e lojës, megjithatë, nuk shënoi e as nuk asistoi.

Pas 61 minutash lojë, anësori nga Vushtrria u largua nga ndeshja, e cila në fund përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2.

Image

Ndryshe, në kampionatin gjerman, Bundesliga, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, Werderi renditet në vendin e dhjetë me 22 pikë./Zëri/