Zyrtare: KEK-u e prezanton transferin e radhës

Zyrtare: KEK-u e prezanton transferin e radhës

Sport janar 11, 2019 - 16:46
Detajet

Skuadra më e përforcuar e këtij afati është KEK-u, e cila ka transferuar shtatë lojtarë, raporton Zëri.info.

Kryetari i klubit, Besnik Mjeku, ka prezantuar sot transferin e radhës.

Bëhet fjalë për Valmir Kutllovcin i cili edhe më parë ka luajtur për ekipin nga Obiliqi. 

Kutllovci ka luajtur për ekipin e Arbërisë në vjeshtë

Ai është prezantuar në ambientet e klubit.

Isa Eminhaziri, Besart Dushi, Enis Zabërgja, Egzon Qerimi, Drin Hodaj, Amir Prishtina janë lojtarët që deri më tash e kanë përforëcuar KEK-un.

Ky ekip në stinorin vjeshtor e ka tubuar vetëm 1 pikë.

KEK-u e ka emëruar ditë më parë edhe trajnerin e ri.

Alban Dragusha e ka marr drejtimin e ekipit. /Zëri.info/

Image