Kontributi i Shaqirit bën dallimin në ndarjen e çmimeve për më të mirët e muajit dhjetor

Kontributi i Shaqirit bën dallimin në ndarjen e çmimeve për më të mirët e muajit dhjetor

Sport janar 11, 2019 - 16:39
Detajet

Liverpooli e ka festuar muajin dhjetor me një çmim të dyfishtë.

Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i muajit, teksa Virgil van Dijk e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

Trajneri gjerman e ka fituar këtë çmim për herë të dytë, pasi e drejtoi skuadrvn e tij drejt fitoreve në shtatë ndeshjet e muajit të kaluar në Premier League, raporton Zëri.

Image

Përveç kësaj, statistikat e 'Të Kuqëve' ishin impresionuese, duke shënuar 22 gola, dhe duke pranuar vetëm tre sosh.

"Është gjë e mirë, qershi mbi tortë'', tha Klopp, i cili e fitoi këtë çmim edhe në shtator të vitit 2016. "Ishte një muaj i suksesshëm, por edhe i vështirë''.

Ndryshe, Liverpooli këtë fundjavë është mysafir i Brightonit dhe synon tre pikë pas humbjes nga Manchester City në 'Etihad Stadium' me rezultat, 2-1./Zëri/