Reagon klubi kosovar: Nuk i kemi borxh askujt

Reagon klubi kosovar: Nuk i kemi borxh askujt

Sport janar 11, 2019 - 16:25
Detajet

KB Trepça, përmes një njoftimi publik në rrjetin social, Facebook, ka sqaruar opinionin në lidhje me gjendjen aktuale në klub.

Ishte përfolur kohëve të fundit për një 'ngërç' financiar të mitrovicasve, megjithatë kjo nuk është vërejtur në palestër.

Stinorin vjeshtor, Trepça e mbylli në vendin e katërt - me shtatë fitore dhe shtatë humbje, raporton Zëri.

Dhe tani, në Facebook, Trepçka ka informuar opinionin se kryesia nuk i ka mbetur borxh asnjë basketbollisti vendor apo të huaj.

Ky është njoftimi i plotë:

"Per te njoftuar opinionin, duke pare se po flitet gjitheqka. KB Trepca ne dy vitet e fundit eshte duke hecur mire, ku nga kushtet mjaft te veshtira financiare po ja dele te beje lojna te mira. Ju njoftojm se asnji lojtari as vendor as te huaj Klubi nuk i ka borgje te gjithe jane te kenaqur me kushtet qe i kan dhe po vazhdojn te japin maksimumin per klubin e Zemres. Kete e deshmon edhe deklaratat e lojtareve te huaj dhe ketyre vendor se kan kaluar dhe po kalojn mire ne KB Trepca dhe se Klubi nuk ka borgje.Me kete rast ju themi dashamireve te basketbollit dhe atyre te Klubit Trepca se mos u merni me deklarata individuale te atyre qe nuk ja dojn te miren kti Klubit. Respekt per dashamiret e vertet te Klubit dhe qytetaret e Mitrovices e posaqerishte TORCIDES te cilet po na perkrahin maksimalisht. Forca Trepca ti je Champione''./Zëri/