Dënohet Milani

Dënohet Milani

Sport janar 11, 2019 - 16:02

Milani nuk i ka punët mirë me institucionin më të lartë të futbollit në Eurpopë, UEFA-n, shkruan panorama.com.al, përcjell zeri.info.

Pak kohë më parë ekipi kuqezi i kishte shpëtuar përjashtimit nga Kupat e Evropës, pas apelimit të vendimit në gjykatën e KAS-it. Por, nuk ngeli pa u ndëshkuar, pasi mori një gjobë të konsiderueshme dhe një paralajmërim për cenimin e “Fair Play Financiar”.

Kjo histori nuk mbaron me kaq dhe ka vazhdimin e hidhur për skuadrën e Gatuzos. Pas gjithë trazirave të mëparshme, UEFA e ka dënuar përsëri skuadrën milaneze dhe kësaj here për shkak të fishekzjarreve, por edhe flakadanëve të përdorura nga tifozët e tyre.

Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Olimpiakos, ku ekipi i “Djallit” ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh, ndërsa dënimi ka qenë më i ashpër për ekipin e vendit fqinj.

Për shkak të trazirave të shkaktuara, Olimpiakos do të detyrohet të paguajë 90 mijë euro UEFA-s dhe do të luajë me tribunë të mbyllur ndeshjet në vazhdim.