Zyrtare: Basketbollisti i njohur lë Superligën, i bashkohet skuadrës së Ligës së Parë

Zyrtare: Basketbollisti i njohur lë Superligën, i bashkohet skuadrës së Ligës së Parë

Sport janar 11, 2019 - 16:00
Detajet

Arion Balluku është larguar nga Rahoveci për t'u transferuar drejt Vëllaznimit.

Basketbollisti prizrenas, i cili ka luajtur rol krucial në inkuadrimin e rahovecasve në Superligë, është transferuar te skuadra gjakovare.

Balluku ishte pjesë e Rahocecit në stinorin vjeshtor, por tani ai do ta vazhdojë karrierën në Gjakovë, raporton Zëri.

Rahoveci i ka uruar gjitha të mirat Arionit në aventurën e tij të radhës duke e falënderuar për kontributin e deritashëm.

Ndryshe, Vëllaznimi aktualisht garon në Ligën e Parë të basketbollit kosovar./Zëri/