Tenisti i famshëm përfundon karrierën, përshëndetet mes lotëve

Tenisti i famshëm përfundon karrierën, përshëndetet mes lotëve

Sport janar 11, 2019 - 15:56

Tenisti i njohur britanik, Andy Murray. Ka paralajmëruar se do të pensionohet sivjet, shkruan kurir.rs, transmeton zeri.info.

Ai ka bërë të ditur se ‘Australian Open’ do të jetë turneu i tij i fundit.

Pas shumë lëndimesh, operimeve dhe tentimeve për t’u rikthyer në terrenet e tenisit, Murray është duke luftuar edhe për pjesëmarrje në turneun e sivjetmë të Australian Open, një vit pas operimit të kryqeve.

Murray ka qenë shumë emocional gjatë një konference për shtyp, duke thënë: “Nuk ndjehem mirë. Ka një kohë të gjatë që jam duke luftuar, ndërsa në 20 muajt e fundit kam ndier dhimbje në kryqe. Mendoj se unë vetëm jam përpjekur për t’u rikthyer, t’i sjell kryqet në gjendje të mirë, por asgjë nuk më ka ndihmuar”, ka thënë tenisti skocez.

“Wimbledoni është vendi ku dëshiroj ta përfundoj karrierën, por nuk jam i sigurt nëse do ta arrij këtë. Nuk mundem përgjithmonë kështu dhe nuk di nëse do të vijë ndonjë moment që të më pushojnë dhimbjet. Këtë ia kam thënë edhe ekipi tim”, ka thënë nën lot Murray.