A pajtoheni me këtë fakt për Kanen?

A pajtoheni me këtë fakt për Kanen?

Sport janar 11, 2019 - 11:03

Ish-sulmuesi i Tottenhamit, Robbie Keane, beson se Harry Kane do të qëndrojë te klubi londinez dhe do të vazhdojë me formën e tij të lartë si golashënues. Keane gjithashtu thotë se Kane është nëntëshi më i mirë në botë.

Reprezentuesi anglez hyn në njërin prej sulmuesve më të mirë në planet gjatë kohës së tij në Londrën Veriore. Dy herë fituesi i “Këpucës së Artë” në Premierligë është afër shifrës prej 200 golave të realizuar me klubin dhe me përfaqësuesen angleze. Shumëkush kishte dyshuar në aftësinë e kapitenit të përfaqësueses angleze për të qenë produktiv i rregullt, por ai gjithmonë i ka heshtur këta dyshues.

Keane pret që 25-vjeçari të vazhdojë me këtë formë edhe për shumë vite dhe gjithashtu pret që ai të mbetet në Tottenham, pavarësisht zërave që ai mund të transferohet te Real Madridi ose te Barcelona.  “Jam i sigurt se ai do të qëndrojë në këtë klub për një kohë të gjatë. Atij i pëlqen aty. Nuk ka dyshim që ai mund ta thyejë rekordin e Jimmy Greaves. Ajo që më pëlqen te Harry është se të gjithë vazhdojnë të flasin ‘ah, a do të jetë ai kaq i mirë edhe vitin tjetër?’ Ai vazhdon njësoj. Jam i lodhur nga njerëzit që thonë ‘a është ai i lodhur?’, sepse ai vazhdon të shënojë gola”, ka thënë ish-futbollisti që kishte gjetur më shumë se 100 herë rrjetën e golit me Tottenhamin.

“Kur flisni me të ai acarohet kur njerëzit vazhdojnë ta përmendin këtë dhe pastaj ai thjesht del në fushë dhe vazhdon të shënojë gola. Për mendimin tim, momentalisht ai është numri nëntë më i mirë në botë”, është shprehur irlandezi.

Kane momentalisht numëron 160 gola me Tottenhamin. Kjo shifër e vë atë në pozitën e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit. Legjendari Jimmy Greaves e mban kreun me 266 gola të realizuar. Kane kishte nënshkruar kontratë të re gjashtëvjeçare në verën e kaluar dhe ai mund të bëhet sulmuesi më i madh në historinë e Tottenhami nëse e respekton deri në fund këtë marrëveshje e vazhdon me këtë efikasitet para portës.