Sulmuesi i Kombëtares e nis me gol vitin 2019

Sulmuesi i Kombëtares e nis me gol vitin 2019

Sport janar 11, 2019 - 10:46
Detajet

Sindrit Guri ka dhënë sinjale se 2019-ta mund të jetë vit i tij.

Sulmuesi shqiptar gjeti goli e fitores (2-1) në minutën e 78’ për Oostende, kundër Utrechit në një miqësore të zhvilluar në Spanjë, raporton Insporti.

Autori i 29 golave në Superligën shqiptare shënoi me kokë nga brenda zone, duke u zhbllokuar pas një kohë të gjatë.

Belgët ishin pak me fat sepse në fillim të ndeshjes ishin holandezët që në rastin e parë patën një mundësi të artë për të shënuar.

Ka qenë sulmuesi Venema, i cili nga një distancë e afërt nga porta e boshatisur gabon duke e goditur topin mbi kuadratin e portës.