Rashicës nuk do t'i pëlqejë aspak kjo që sapo tha trajneri i Werderit

Rashicës nuk do t'i pëlqejë aspak kjo që sapo tha trajneri i Werderit

Sport janar 10, 2019 - 22:12
Lexo detajet!

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Koefeld ka folur për mediat gjermane për sa i takon ecurisë së ekipit, për disa lojtarë në veçanti, si dhe për pritshmëritë që ka në gjysmën e dytë të sezonit.

Aktualisht, Werderi renditet në mesin e tabelës në Bundesliga, në vendin e 10-të në kuotën e 22 pikëve, shkruan “Sport Express”.

Kjo ecuri nuk ka qenë shumë e mirë për skuadrën gjermane dhe trajneri ka disa emra për të kritikuar, përfshirë këtu dhe Milot Rashicën, transmeton Gazeta Olle.

Sipas trajnerit, Rashica ka ende shumë punë për të bërë, sidomos në fazën mbrojtëse: “Miloti ka bërë një kapërcim shumë të madh kur erdhi këtu. Pati kaluar një periudhë të vështirë dhe duket se po zgjat shumë. Në aspektin sulmues, është i jashtëzakonshëm, por ka shumë punë për të bërë në mbrojtje. Ai kërkon të luajë në krah dhe për të luajtur në atë rol, duhet të ndihmojë skuadrën. Po u përmirësua në këtë aspekt, do të bëjë shumë mirë këtu”, u shpreh trajneri i Werderit.