Arsenali dhe Juventusi në kërkim të yllit kosovar

Sport January 10, 2019 - 17:13
Detajet

Dy gjigantët evropianë, Arsenali dhe Juventusi janë vënë në kërkim të futbollistit kosovar, Donis Avdijaj, transmeton zeri.info

Avdijaj momentalisht luan te klubi holandez Willem II, por futbollisti mund të largohet nga Holanda gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat holandeze shkruajnë se Arsenali dhe Juventusi do të tentojnë që ta bëjnë të vetin reprezentuesin e Kosovës gjatë janarit.

22-vjeçari ka bërë 19 paraqitje deri më tani këtë edicion për klubin holandez, derisa ka kontribuar me 8 gola dhe 6 asistime./Zëri

Image