Zyetare: Largohet trajneri i Lirisë

Sport January 10, 2019 - 11:16
Detajet

Pas shumë vitesh kontribut te Liria, ish-trajnerëve i portierëve, Blerim Zherka i ka dhënë fund aventurës te klubi prizrenas.

Aryeja e largimit të Zherkës nga Liria e Prizrenit është pasi që tashmë ai ka një angazhim tjetër.

Ndërkohë, Liria ka angazhuar ish-portierin e njohur të Lirisë në këtë pozitë, Bujar Thaçi, transmeton Zëri.

Image

Tani e tutje, Thaçi do të jetë trajner i portierëve të klubit në fjalë.

''Pres që të dëshmohem dhe të përkushtohem me detyrën e re. Besoj se do ta japë maksimumin, ashtu siç e kam dhënë edhe në karrierë, derisa mbroja portën për vite të tëra'', ka thënë Thaçi.

Dje, ai ka nisur punën zyrtarisht me Lirinë./Zëri/