Portieri, hero i Monacos - pret tri penallti dhe shënon golin e fitores

Sport January 10, 2019 - 10:37
Detajet

Monaco ka siguruar mbrëmë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, por përveç kësaj, skuadra nga Principata e Monakos shkroi edhe historinë.

Monaco, e drejtuar nga legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, është kualifikuar në gjysmëfinale për të tretin vit radhazi, e cila është ecuria më e mirë e klubit.

Por, ai që u shpallë hero ishte portieri, Loic Badiashile, i cili bëri një paraqitje brilliante mbrëmë, transmeton Zëri.

Image

Portieri 20-vjeçari priti tri penallti, teksa realizoi golin e fitores nga 11 metërshi për t'ja siguruar Monacos kalimin në fazën tjetër.

Pra, 90 minutat dhe vazhdimet nuk mjaftuan, andaj ishte e nevojshme faza e ekzekutimit të penalltive, ku ish-kampioni i Ligue 1 siguroi gjysmëfinalen.

Në fund, me ndihmën e Badiashile, Monaco fitoi 8-7 në penallti./Zëri/