Prishtinasit pësojnë humbje në Turqi

Sport January 09, 2019 - 20:13
Lexo detajet!

Prishtina ka pësuar humbje nga skuadra turke Pinar Karsyiaka, me rezultat 107:85, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, raporton "Zëri.info". 

Në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Mustafa Kemal Ataturk’ në Izmir, skuadra prishtinase për asnjë moment nuk e rrezikoi fitoren e skuadrës turke, për të cilën kjo është fitorja e dytë, përderisa për basketbollistët tanë është humja e dytë në këtë garë.

Te skuadra kryeqytetase basketbollistët më efikas ishin Anderson (shënoi 26 pikë), Boukichou (22), Berisha (16) dhe Bashir (11). /ZERI