Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Dren Gashit

Sport January 09, 2019 - 18:38
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, e ka vendosur të ardhmen, raporton "Zëri.info".

Gashi është ndarë edhe zyrtarisht me skuadrën e Ferizajt teksa lajmin e ka konfirmuar për 'Zërin'.

"Nga sot jam lojtar i lirë. Marrëveshjen me Ferizajn edhe zyrtarisht e kam ndërprerë", ka deklaruar Dren Gashi të mërkurën mbrëma.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe disa skuadrave të tjera kosovare, shkëlqeu në vjeshtë me Ferizaj me ç'rast realizoi katër gola. /Zëri.info/

Image