Ylli i Kosovës pranë largimit, e kërkojnë dy klube të mëdha evropiane

Sport January 09, 2019 - 17:38
Detajet

Arsenali dhe Juventusi kanë treguar interesim për mesfushorin e Willem II, Donis Avdijaj, gjithnjë sipas mediave nga Holanda.

22-vjeçari ishte target i klubeve evropiane sa ishte te Schalke, para se eventualisht të kalonte te Willem II.

Image

Pas disa paraqitjeve impresive në Eredivisie këtë sezon, mediumi holandez, SoccerNews.nl, raporton se Arsenali dhe Juventusi janë vënë pas fantazistit kosovar, të cilin e duan në janar.

Ish-reprezentuesi gjerman U-19 dhe tashmë i Kosovës, ka shkëlqyer që prej ardhjes në Holandë, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në kampionatin holandez, transmeton Zëri.

Image

Avdijaj, madje, është treguar edhe më produktiv në KNVB Cup, ku ka shënuar katër gola në vetëm tri paraqitje.

22-vjeçari ka shijuar një aventurë fenomenale me të rinjët e Schalkes, ku ka shënuar 59 gola në 53 paraqitje për grupmoshat U-17 të klubit gjerman.

Pavarsisht formës së tij golashënuese te Schalke, Avdijaj ishte huazuar në Sturm Graz të Austrisë për dy sezone, duke ndihmuar austriakët të renditen në vendin e katërt në kampionat për herë të parë.

Image

Më pas, Avdijaj ishte huazuar edhe te Roda në sezonin, 2017/18, para se t'i bashkohej Willem II në një marrëveshje një-vjeçare verën e kaluar./Zëri/