Votoni për Xhakën! Është ora që tifozët shqiptarë t’i japin një dorë 'luanit' kuqezi

Sport January 09, 2019 - 15:04
Detajet

Te Baseli krenohen me Taulant Xhakën! Futbollisti i Kombëtares shqiptare është nominuar për golin më të bukur të vitit në Superligën zvicerane.

Perla e “luanit” kuqezi në sfidën ndaj Young Boysit është në listën e golave më të bukur të shënuar në vitin kalendarit 2018, teksa klubi zviceran iu bën thirrje të gjithë fansave që të votojnë për golin e Xhakës.

Linku i golit është publikuar edhe nga mesfushori shqiptar në rrjetet sociale, teksa kërkon ndihmën e të gjithë tifozëve shqiptarë, për ta fituar këtë çmim!

Është momenti që të gjithë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës, të tregojnë veten dhe t’i japin një dorë Xhakës duke votuar.

Për të votuar golin e futbollistit shqiptar, klikoni te linku i mëposhtëm:

http://www.sfl.ch/landingpage/award-night/