Ironia e Barcelonës, tallet keq me futbollistët që krahasohen me Messin

Sport January 09, 2019 - 12:06
Detajet

Luka Modric, mesfushori i Real Madridit, i fitoi çmimet kryesore individuale për vitin 2018.

Megjithatë, shumë besojnë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në një nivel më lart se mesfushori kroat.

Por, për Barcelonën, Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, transmeton Zëri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, klubi katalunas është tallur me të gjithë ata që e krahasojnë Messin me ndonjë lojtarë tjetër.

''Kur dikush tjetër krahasohet me Messin'', ishte postimi i Barcelonës, si replikë e një të qeshure.

Përndryshe, Messi e ka nisur sezonin aktual në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e drejtuar Barcelonën drejt kreut të tabelës./Zëri/