Batshuayi me valixhe në duar, Valencia nuk e do më!

Sport January 09, 2019 - 11:02
Detajet

Michy Batshuayi i ka orët e numëruara te Valencia.

Sulmuesi i huazuar nga Chelsea në verë ka dështuar të bind në “Mestalla” dhe trajnerit Marcelino nuk i ka kursyer kritikat direkte ndaj tij pas humbjes në Kupën e Mbretit me Sporting Gijon ku humbi disa raste të pafalshme, transmeton SS.

Marcelino tha se po i soset durimi me disa lojtarë duke kërkuar hapur përforcime për sulmin ndërsa Batshuayi do të kalojë diku tjetër po në huazim.

Roma dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për sulmuesin belg i cili nuk po gjen prej kohësh një sistemim përfundimtar.