Calhanoglu drejt largimit? Flet vetë turku

Sport January 09, 2019 - 10:41
Detajet

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu ka konfirmuar që nuk do të largohet nga gjiganti italian, transmeton zeri.info

Reprezentuesi turk ishte lidhur së fundmi me një rikthim në futbollin gjerman, derisa ishte përfolur se Leipzigu kishte arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit.

Sidoqoftë, trajneri i gjigantit italian Gennaro Gattuso kishte deklaruar së fundmi se turku nuk do të largohet dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.

“Unë jam në Milan, jam një lojtar i Milanit dhe jam i lumtur këtu”, ka deklaruar Calhanoglu për mediat turke. “Jam duke u përgatitur për ndeshjen tonë në fundjavë”, shtoi ai. Ndeshjen e ardhshme Milani e luan të shtunën kundër Sampdorias në kuadër të Kupës së Italisë./Zëri