Bayerni bën goditjen e madhe, zyrtarizon transferimin e yllit francez

Sport January 09, 2019 - 10:30
Detajet

Bayern Munichu ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e mbrojtësit Benjamin Pavard, i cili do t’iu bashkohet bavarezëve gjatë verës, transmeton zeri.infoImage

Reprezentuesi francez do t’i bashkohet Bayern Munichut, duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare pasi gjiganti gjerman pagoi klauzolën e lirimit të futbollistit prej 35 milionë eurosh.

22-vjeçari Pavard, i cili është pjesë e Stuttgartit që prej vitit 2016 kur u transferua nga Lille, kishte bërë emër gjatë Botërorit “Rusia 2018”, kur shkëlqeu me përfaqësuesen e Francës.

Goli i tij në të tetën e finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës ishte zgjedhur si goli më i mirë i turneut./Zëri