Neymar te Barça? Ja pse është e mundur

Sport January 08, 2019 - 15:53
Detajet

Neymar mund të kthehet te Barcelona!

Ky është lajmi më i fundit i “El Mundo Deportivos”, që i referohet një takimi në Brazil të përfaqësuesve të sulmuesit aktual të PSG-së me Andre Cury-n, vëzhguesin “blaugrana” për Amerikën e Jugut, transmeton SS.

Palët, sipas medias pranë klubit katalan, kanë diskutuar mbi mundësinë e kthimit të Neymarit në “Camp Nou”.

Mësohet së pjesëmarrës na takim ka qenë edhe Pini Zahavi, menaxheri izraelian që ishte përcaktues në kalimin e sulmuesit te PSG. Si dhe Alvaro Costa, një ndërmjetës mes lojtarit dhe firmës së njohur të veshjeve sportive, Nike.

Transferimi te Barça i Neymar nuk është një mision i pamundur. Sipas të përditshmes katalane, 26-vjeçari është penduar që u largua nga Barça dhe nuk do të mendohej gjatë nëse do t’i jepej mundësia të bënte prapaktheu.

Te Barcelona po qëndrojnë në pritje të momentit të duhur për të nisur zyrtarisht bisedimet. Sanskionet e mundshme të UEFA-s ndaj klubit parizien në lidhje me Fair Play-n Financiar mund të japin një shtysë për arritjen e një marrëveshjeje.

Neymar u kushtoi arkave të PSG-së plot 222 milionë euro, sigurisht “blaugranat” nuk do ta paguanin këtë shifër për ta kthyer në “Camp Nou”.