Gjilani fillon përgatitjet, futbollistët treguan formë të kënaqshme

Sport January 07, 2019 - 17:39
Pas pushimit dy javor, ditën e sotme skuadra e Gjilanit ka filluar me përgatitje për pjesën e dytë të stinorit në Superligën e Kosovës.

Stërvitja e mesditës së sotme dhe e para për vitin 2019, u mbajtë në ambient të mbyllur në një nga fushat afër qytetit, e cila zgjati përrreth dy orë.

Kryetrajneri, Sadat Pajaziti sot pati mundësinë të punojë edhe me prurjet e reja në skuadër, të cilët ju bashkangjitën pjesës tjetër të grupit në stërvitjen e ditës së hënë, transmeton Zëri.

Stërvitja e sotme ishte taktike, ku dhe kryesisht futbollistët luajtën me top, gjithashtu pati edhe disa vrapime nga ana e tyre.

Grupi i futbollistëve sot shfaqën formë të kënaqshme dhe gjendje të mirë.

Stërvitjet, skuadra e Gjilanit do t'i vazhdojë ditën e nesërme në tërminin e njejtë./Zëri/