Pasimi brilliant i Messit që mahniti botën e futbollit

Sport January 07, 2019 - 16:39
Përveç golave, Lionel Messi i shton futbollit edhe gjëra tjera të bukura.

Ai mund të driblojë, pasojë dhe gjuajtjet e tij nga distanca apo gjuajtjet e lira janë thjesht fenomenale.

Argjentinasi ka shënuar 22 gola në të gjitha garat këtë sezon, por e ka ndihmuar skuadrën e tij edhe me 12 asistime.

Image

Ai është në zemër të gjithçkaje që Barcelonës i duhet, transmeton Zëri.

Nuk mori shumë kohë që Messi të shënojë në ndeshjen e parë të vitit 2019, duke i kaluar katalunasit në epërsi ndaj Getafes në minutën e 20-të.

Por, çfarë ai bëri në minutën e 23-të, me të vërtetë i ka mahnitur tifozët e futbollit në mbarë botën.

Image

Messi dhuroi një pasim të jashtëzakonshëm, duke shmangur katër lojtarë të Getafes në proces, për ta vënë Luis Suarez përballë portierit.

Fatkeqësisht, Messi e humbi këtë rast, duke ia mohuar Messit njërin prej asistimeve më të mira në histori./Zëri/