E bujshme, Coutinho te Manchester United?

Sport January 07, 2019 - 14:48
Detajet

Manchester United ka filluar bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, transmeton zeri.info

“Caught Offside” raporton se “djajtë e kuq” janë në mesin e ekipeve që janë vënë në kërkim të ish-lojtarit të Liverpoolit, i cili u largua nga “Anfield” drejt “Camp Nou” në janarin e kaluar për 143 milionë euro.

Braziliani ka dështuar që të gjejë stabilizojë veten në ekipin e gjigantit katalonjas dhe Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini gjithashtu kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Ndërkohë, raportohet se favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e futbollistit është Manchester United./Zëri

Image