Shaqiri në mesin e transferimeve më të mira, këtu mund ta votoni

Sport January 07, 2019 - 11:40
Me të ardhur te Liverpooli, Xherdan Shaqiri është bërë njëri prej lojtarëve më të dashur të tifozëve.

Ani pse jo me një minutazh të mjaftueshëm, reprezentuesi zviceran ka shkëlqyer në çdo ndeshje ku ka luajtur.

 Në verën e kaluar, mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit kompletoi transferimin e tij në “Anfield” nga Stoke City për shumën e 13 milionë funteve, transmeton Zëri.

Image

E nga shumëkush, Shaqiri po konsiderohet si njëri prej transferimeve më të mira të verës së kaluar në Premier League.

Tani, mediumi i famshëm britanik, Sky Sports News ka hapur një sondazh, ku ka zgjedhur katër transferimet më të mira të afatit kalimtar veror.

Në mesin e tyre është edhe Shaqiri, i cili aktualisht ka marrë 12% të votave.

Përveç Shaqirit, në këtë listë janë edhe Alisson Becker, Lucas Torreira dhe James Maddison./Zëri/