Real Madridi dobët, Sociedadi tregohet i fortë për ta

Sport January 06, 2019 - 20:31
Lexo Detajet

Real Madridi ka pësuar humbje në “Bernabeu” me rezultatin 2-0 nga Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Skuadra e Santiago Solarit nuk e ka filluar aspak mirë vitin 2019, pasi barazoi edhe ndaj Villarrealit në ndeshjen e kaluar, raporton Express.

Golin e parë mysafirët e shënuan në minutën e 3’ të takimit nga pika e bardhë, që e ekzekutoi Willian Jose.

Kurse në pjesën e dytë për rezultatin final u kujdes Ruben Pardo.

Lucas Vazquez u ndëshkua me karton të kuq, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61.

Reali mbetet në pozitën e pestë në renditje me 30 pikë, kurse Real Sociedad me këtë fitore ka 22 pikë, dhe pozicionohet në vendin e 11-të.

Në ndeshjen e radhës, reali e pret në shtëpi Leganes në kuadër të Copa del Rey, kurse Real Sociedad luan si mysafir ndaj Real Betisit, po ashtu në garën e Copa del Rey.