Gashi e akuzon Sermaxhajn, ky i fundit zbulon se çka ka bërë lojtari kundër klubit

Sport January 06, 2019 - 20:02
Lexo Detajet

Mesfushor - sulmuesi Durim Gashi largohet nga Ballkani i Therandës dhe konfirmon se shumë shpejt do të firmos për ndonjë ekip.

“Tifozët e futbollit, qytetarë të Therandës dhe tifozët ‘Xhebrailat’, pas një viti të mrekullueshëm e me shumë suksese erdhi koha për të ju thënë lamtumirë. Kështu vendosem që t’i ndajmë rrugët tona! Për skuadrën time të re, do të ju njoftoj shumë shpejtë!”, shkruan Gashi në profilin e tij në facebook!

Ndarja e rrugëve mes futbollistit dhe Ballkanit ka edhe një telashe! Futbollisti tha se nuk ka pasur raporte të mira me kryetrajnerin Sami Sermaxhaj, ky ishte edhe shkaku që u largua. Ndërkaq, Sermaxhaj ka treguar arsyet sepse është larguar Gashi.

Ndryshe, trajneri Sami Sermaxhaj e ka sqaruar situatën. "Lojtari ka shkel një kod të mirësjelljes, ka dhënë informata sekrete të klubit dhe ne jemi ulur me kryesinë, kemi diskutuar për këtë shkelje të rëndë. Kryesia bashkë me stafin udhëheqës, vendosen që të largojnë atë nga klubi", deklaroi Sami Sermaxhaj për Bota Sot.