Llapi e prezanton futbollistin e ardhur nga Partizani

Sport January 06, 2019 - 19:03
Lexo Detajet

Llapi ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin e krahut të djathtë i cili luan edhe si mbrojtës i majtë, Rron Statovci i cili së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës.

Llapi ka arritur marrëveshje që Rroni të jetë pjesë e klubit me kontratë për dy vite e gjysmë.

Rron Statovci, 21 vjeçar, është rikthyer për herë të dytë tek Llapi.

Pozitat që ai luan janë mbrojtës i djathtë dhe i majtë.

Më parë Rroni ishte pjesë e 2 Korrikut, Vllaznisë, Flamurtarit e së fundmi Partizanit të Tiranës.

Pas prezantimit si futbollist i Llapit, Rroni u paraqit për herë të parë në stërvitje me grupin tjetër të futbollistëve të skuadrës. /Zëri.info/

Image