Futbollisti kosovar kalon provat te Dinamo Zagrebi

Sport January 06, 2019 - 18:45
Lexo Detajet

Edhe një futbollist kosovar do të vazhdojë karrierën në Kroaci.

Bëhet fjalë për futbollistin e KF Gjakovës, Bernard Karrica, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi gjakovar ka bërë të ditur që Karrica ka kaluar provat dhe do të jetë pjesë e Dinamo Zagrebit.

Sipas njoftimit, lojtari do të nënshkruajë së shpejti kontratë me Dinamon.

KF Gjakova bën pjesë në Ligën e Dytë të futbollit kosovar dhe njihet për prodhimin e talentëve.

Ndryshe, Karrica ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Shqipërisë.

Kujtojmë që për Dinamon luajnë edhe Arjan Ademi dhe Amir Rrahmani.

Image