Dy lojtarë të njohur të Feronikelit kalojnë tek Drenica

Sport January 06, 2019 - 18:41
Lexo Detajet

Dy lojtarë të Feronikelit do të veshin fanellën e Drenicës në stinorin pranveror të IPKO Superligës.

Bëhet fjalë për Diar Prokshin e Argjend Bardhin.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

“Ende nuk e kemi definuar se a do t’i marrim si huazim apo me kontratë si lojtarë të lirë. Gjasat janë huazim dhe të bëhen me kontratë pas gjashtë muajsh”, tha Lushtaku për Gazeta Olle.

Krahas Bardhit e Prokshit, tek Drenica mund të kalojnë edhe lojtarë tjerë nga Nikli.

Image